Nga Sali Berisha

Gëzuar 22 Marsin!

Sot shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë festojnë 22 Marsin – ditën e parë të lirisë dhe demokracisë në shekuj dhe mijëvjeçarë ekzistence.

Si sot, 30 vite më parë mbi 1.7 milion shqiptarë të rinj, të reja, burra dhe gra, njerëzit më të shtypur, më të izoluar dhe më të mjeruar të planetit, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, përmbysën me votën tyre të lire në vendin më monist të kohës, diktaturën staliniste të Enver Hoxhës – Hitlerit shqiptar të pasluftës.

Më 22 mars të vitit 1992, ne ndamë epokat dhe nisem udhëtimin tonë në rrugën e lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, rrugën e mbrojtjes së interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit të Shqipërisë në krahun e miqve të saj të lirisë dhe në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike.

PD dhe aleatët e saj, më 22 mars të vitit 1992 erdhën në pushtet në vendin e tretë më të varfër të globit, në të cilin të ardhurat për frymë ishin vetëm 204 dollarë në vit, me vetëm 4 milion dollarë rezervë valutore dhe një borxh të jashtëm, 500 milion dollarë dhe papunësi që kalonte mbi 80%, dhe një inflacion tre dhe katër shifror.

Diktatura 46-vjeçare më moniste e kohës kishte shkatërruar Shqipërinë pothuaj në përmasa apokaliptike dhe qartazi më shumë se sa kishin shkatërruar ndonjëherë ndonjë vend luftërat civile. Për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të diktaturës së mjerimit në vitet 1990-1992, rreth një milion shqiptar u larguan nga Shqipëria me eksode biblike .

Kushtet pra në të cilat erdhi në pushtet PD, ishin të jashtëzakonshme, por më e jashtëzakoshme ishte fuqia e lirisë dhe vlerave të saj, dyert e të cilave hapën me votën e tyre të lirë shqiptarët.

Me përmbysjen, me votën e lirë të diktaturës staliniste, qeveria e PD, partisë që kishte shpallur që në javën e parë të themelimit të saj para shqiptarëve dhe botës interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare deri atëherë të tradhtuara, si yllin e saj polar, e vendosi këtë çështje në krye të programit të saj. Ajo nxori Shqipërinë nga izolimi më i thellë, e lidhi në miqësi me SHBA-të dhe vendet tjera të lira.

PD tashmë në pushtet ndërkombëtarizoi me qeverinë e saj në samite të OSBE, OKB dhe KE çështjen e Kosovës, konfirmoi në rezoluta të votuara me 2/3 në OKB të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje, promovoi çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon.

Lokomotivë e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, qeveria e PD dhe e aleatëve të saj, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në dhjetëra organizata ndërkombëtare, si dhe firmosi ndër më të parat, partneriterin për paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në Letrën e tij të Bardhë të vitit 1996, Komisioni Europian, duke vlerësuar suksesin e reformave, do të përzgjidhte Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon për t’i hapur procesin e Stabilizim- Asocimit në BE .

Në vendin e hiper-kolektivizimit total, qeveria e PD hodhi themelet e ekonomisë së tregut të lirë dhe të demokracisë, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, bëri 220 mijë familje shqiptare, pronarë të apartamenteve të tyre dhe mbi 460 mijë familje në fshat, pronarë të fermave të tyre, si dhe qindra e mijëra ndërmarrje të vogla dhe objekte, u privatizuan.

Në fund të katër viteve në Shqipëri, të ardhurat për frymë u katërfishuan dhe mbi 80% e prodhimit të brendshëm vinte tashmë nga sektori privat. U liberalizua kursi i këmbimit, dhe u arrit stabilizimi monetar e inflacioni ra në njëshifror, rezerva valutore u rrit rreth 35 herë.

Në vitin 1997, Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik të mosndalimit në kohë të skemave piramidale. Ajo iu kundërvu rebelimit komunist me mjete politike dhe përcaktoi zgjedhjet e përgjithshme, si rrugë politike për zgjidhjen e krizës.

Në fushatën elektorale, PS premtoi kthimin qindarkë për qindarkë të parave të humbura në skema piramidale. Kurse PD deklaroi se një borxh që nuk është marrë nga qeveria, nuk mund te njihet.

Në vitet 1997-2005, PD në opozitë qëndroi e pamposhtur para vrasjeve, akuzave dhe proceseve politike të drejtuesve të saj, përfshirë këtu edhe akuza monstruoze për krime kundër njerëzimit nga regjimi i atyre që erdhën me dhunë në pushtet.

Me fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2005, PD në një rast unik në histori përzuri me votë nga pushteti ata që erdhën me dhunë dhe rebelim komunist. Në 8 vite të qeverisjes së saj, qeveria e PD dhe e aleatëve të saj, firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, anëtarësoi vendin në NATO.

PD mbështeti fuqishëm e dha ndihmesë thelbësore në pavarësinë e Kosovës, lajmin për të cilin e shpalli në Tiranë, me të famshmen “Time is Noë”, presidenti George Ë. Bush në vizitën e parë dhe historike të një presidenti të SHBA-ve në Shqipëri.

Qeveria e PD dha kontribut thelbësor në njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

PD erdhi në pushtet në një kohë kur bandat famëzeza shqiptare bënin ligjin në vend.  Qeveria e PD luftoi me zero tolerancë krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit në 18 muaj, mbi njëmijë bosë dhe anëtarë të 206 grupeve dhe organizatave kriminale, dhe e bëri Shqipërinë një vend të sigurt.

Ajo luftoi me vendosmëri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporatës së Mijëvjeçarit të qeverisë së SHBA. Shqipëria sipas UN, ishte vendi i parë që vendosi sistemin e prokurimit digjital, sistem që do të çertifikohej nga vet UN. Pikërisht për këtë, kjo organizatë do t’i akordonte në vitin 2010 Shqipërisë çmimin e saj për transparencën.

Qeveria ndërmori reforma të thella e të suksesshme ekonomike si:

– ulja e tatim fitimit, nga 25 në 10 %.

– ulja e tatimit të të ardhurave personale, nga 23 në 10%, pra vendosje të taksës së sheshtë prej 10 %.

– ulja e sigurimeve shoqërore, nga 32% në 15% për punëdhënësin.

– ulja e tarifave doganore nga 6 në 1% .

– u krijua one stop shop për regjistrimin e bizneseve, dhe u arrit reduktimi i kohës dhe kostos së regjistrimit nga 42 ditë dhe 4 mije euro, në gjithsej 30 minuta dhe vetëm 1 euro.

– u krijua Qendra Kombëtare e Licensave dhe Lejeve, pasi u hoqën mbi 2/3 e tyre.

– U sanksionua në ligje nisma 1 euro, pra për dhënien me 1 euro të tokës publike për investitorët e huaj të mëdhenj.

Të gjitha këto reforma, siç pohojnë Komisioni Europian, Banka Botrore, FMN, IBRD, etj., bënë që ekonomia e vendit, në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare të botës, të vazhdoje të rritet dhe të mos njohë reçesion.

– Papunësia njohu ulje progresive, ajo ra në 12.8%

– Numri i bizneseve u trefishua.

– Eksporti dhe investimet e huaja u rritën përkatësisht me 300% dhe 316%.

– Të ardhurat buxhetore u dyfishuan.

– Kreditë për ekonominë u rritën 6 herë.

Sipas Censusit të vitit 2011,

– 343 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një shtëpi.

– Shqiptarët në banesa për 1000 banorë, lanë prapa 5 kombe të vendeve anëtare të BE.

Qeveria e PD dhe aleateve të saj,

– rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulëta,

– ndërtoi dhe rindërtoi në mbare vendin mbi 11 mije km rrugë, pra siç thotë Komisioni Europian, më shumë se i gjithë rajoni .

– ndërtoi Rrugën e Kombit,

– autostradën Tiranë-Elbasan, në të cilat vetëm tunele janë 16 km.

– autostradat Lushnjë-Fier, Levan-Vlore, Levan-Tepelenë, Thuman-Milot, superstradat Gjirokaster-Levan, Shkodër-Han i Hotit, etj.

– ajo ndërtoi dhe rindërtoi, 1300 shkolla e institucione arsimore

– 720 sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh,

– 10 impiante të përpunimit të ujërave të zeza

– 400 qendra shëndetësore dhe spitale

– u ndërtua terminali i Aeroportit të Rinasit dhe më pas, në fazën e dytë, u dyfishua ky terminal.

– u ndërtua terminali i portit të Durrësit dhe u shpall fituese kompania që do të thellonte portin për anije të mëdha deri në 50 mijë ton.

– u zgjeruan ndjeshëm portet e Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit.

Krahas infrastrukturës, energjia u bë një përparësi tjetër madhore e qeverisë së PD. Shqipëria, superfuqi e vogël rajone e energjisë së rinovueshme në rajon, u bë moto e qeverisë së PD dhe aleatëve të saj.

Nga fundi i vitit 2007 e në vazhdim,

– morën fund ndërprerjet e energjisë elektrike, që më pare ishin së paku 6-10 orë në ditë.

– Shqipëria u be vendi i dy projekteve gjigante energjitike;

– TAP, gazsjellësi trans-Adriatik, që për kohën ishte investimi më i madh në Europë, i cili solli nga Azerbajxhani 10 bc gaz në Itali dhe i Kaskadës së Devollit.

– qeveria firmosi ndërtimin e 420 hidrocentraleve me koncesion nga kompanitë private, nga te cilat:

– 112 kanë përfunduar dhe japin mbi 48% të prodhimit të energjisë së vendit dhe, 105 janë në ndërtim e sipër.

– Shqipëria digjitale, është një nga realizimet madhore të qeverisë së PD.

– Në vitin 2006, përdorimi i internetit në Shqipëri ishte vetëm 4.8%, ndërkohë u rrit në 63% në vitin 2012.

– interneti dhe kabinetet e informatikës u shtrinë në çdo shkollë,

– u garantua internet falas për popullatën në 1250 zyra në mbarë vendin,

– u ulën 3-5 herë çmimet e bisedave me celular,

– u licensuan dy kompani dhe u shtri në mbare vendin teknologjia 3G, dhe u përgatit kuadri për 4 G.

– u inagurua portali ‘e-Albania’ u instalua ‘e-Government’.

Reforma transformuese u realizua në arsimin e vendit.

Numri i studenteve nga viti 2006 në vitin 2013 u rrit nga 12 në 50 për 1000 banorë,

– 70% e maturantëve hynin në universitet.

Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69 ne 86%. U ndërtuan dhe rindërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte dhe objekte arsimore.

Në Shqipërine rurale në 8 vite, u investuan 3,2 miliardë euro.

Në zonat rurale u ndërtuan:

– mbi 8 mijë km rrugë rajonale, dytësore dhe të treta.

– mbi 1 mijë shkolla e kopshte,

– 630 ujësjellës dhe kanalizime,

– qindra km kanale vaditëse dhe kullues, dhe u subvencionuan 45 mijë projekte në bujqësi e blegtori, gjë që beri të mundur, të mbillen rreth 11 milion rrënjë ullinj dhe miliona rrënjë mollë, arra, vreshta dhe dru të tjerë frutorë.

Prodhimet bujqësore në tërësi u mbrojtën,

– u ulën ndjeshëm importet, u mbidyfishua toka e punuar, eksportet bujqësore u rritën 3 here.

Shqipëria turistike ishte një realitet i ri. Numri i turistëve dhe vizitorëve nga 300 mijë, që ishte në vitin 2004, u rrit në 4,7 milion në vitin 2012.

Shqipëria, e cila në vitin 1992 ishte vendi i tretë më i varfër i planetit, së bashku me Ugandën dhe Angolën, nga viti 2008 kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Që nga viti 1992 ajo është rritur 21 herë ndoshta më shpejt se çdo vend tjetër.

Pas një rënie te madhe pas vitit 1997, popullata në Shqipëri, nga viti 2007 deri në vitin 2014, u rrit progresivisht. Shqipëria ende nuk ishte një vend i zhvilluar, por ajo linte mbrapa disa vende të zhvilluara në vdekshmërinë amtare njëshifrore, vdekshmërinë në përgjithësi, jetëgjatësinë mesatare të popullatës dhe arriti të ketë vdekshmëri infantile një-shifrore.

Me reforma serioze të gjithanshme dhe suksesin e tyre u plotësuan të gjitha kushtet dhe u hoqën vizat me BE, si dhe mori në tetor të vitit 2012 dhe në tetor të vitit 2013, rekomandimi i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat, të cilin e bllokoi Edi Rama, duke refuzuar të votojë në parlament tri ligjet e ndërmjetësuara dhe dakordësuara me Komisionin Europian.

Në vitin 2013, shqiptarët me vullnetin e tyre hodhën poshtë kontratën me PD dhe Sali Berishën dhe votuan për një kontratë tjetër. Respektova plotësisht vendimin e tyre, dhe mora vendimet e duhura.

Por me ardhjen në pushtet në vitin 2013 të Edvin Kristaq Ramës dhe bastardëve të tjerë të bllokmenëve hoxhistë, gjatë 8 viteve të tyre në pushtet me politikat që ndoqën, arritën :

1- Të vendosin në Shqipëri monizmin e plotë të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. Sot, Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet. Ai ka pushtet sot 10% më shumë se sa ç’kishte diktatori i fundit komunist në vitin 1991 dhe të largojnë në 8 vite nga Shqipëria një të tretën e popullatës. Vetëm në hapësirën e BE, sipas Eurostatit mbi 937 mijë shqiptarë, rreth 80% e tyre nën moshën 30 vjeç.

2- Të shndërrojnë Shqipërinë në “kanabistan” apo Kolumbinë e Europës. Në qendrën operacionale të organizatave kriminale të Europes, SHBA, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme

3- Të ndërtojë narko-shtetin e parë në Europë në vend të shtetit ligjor dhe

4- Të vendosin në Shqipëri sundimin e mafijes, trafikantëve, vrasësve, përdhunuesve në qeveri, parlament, polici, etj. etj.

5- Të vjedhin dhe shpërdorojnë në 8 vite me tenderët koncesionet, PPP mbi 8,2 miliardë euro. Ata sot me buxhetin e shtetit ndërtojnë autostradë në fushë me 24 milion/euro km ndërkohë që po sot në Shqipëri me financimin e Bankave Europiane ndërtohen autostrada me 2,1 milion euro/km dhe e tera kjo vetëm e vetëm se vjedhin.

Vetëm baxhanaku i Ramës, Frangu, Vilma Nushi, Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kanë fituar 1800 tenderë.

6- Janë larguar nga vendi investitorë të mëdhenj të huaj.

Në 9 vite të pushtetit të tyre të krimit asnjë investitor serioz i huaj nuk ka investuar në Shqipëri. Përveç këtyre Edi Rama arriti,

7- T’i fusë thikë mbas shpine dhe të mbështesë për llogari të Serbisë së Madhe ndarjen e Kosovës dhe Ballkanin e Hapur apo Ballkanin e Serbisë dhe Rusisë

8- Të bllokojë për 7 herë me radhë hapjen e negociatave me BE dhe

9- Detyroi vend themelues të BE të kërkojë për herë të parë rikthimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë për asnjë prej dhjetëra vendeve që gëzojnë liberalizimin e vizave me BE.

10- Në një akt monstruoz korrupsioni ndërkombëtar Edi Rama korruptoi kreun e kundër-inteligjencës së FBI dhe e përdori atë si vrasës me pagesë kundër Partisë Demokratike.

Por vitet 2013-2022 ishin vitet më të zymta për shqiptarët edhe për faktin se Partia Demokratike pati në krye një kryetar që e udhëhoqi atë nga humbja në humbje dhe e shndërroi në fasadë opozite. Ai pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2021 përfundoi në një drejtues qe nuk respektoi asnjë normë parimore, instucionale, statutore.

Mafia e George Soros me lobimin korruptiv Rama-Soros në Shqipëri dhe në SHBA me rekrutimin dhe angazhimin si vrasës me pagesë nga Edi Rama të MacGonigal kundër Partisë Demokratike më shpalli “non grata” për korrupsion pa asnjë fakt, dokument apo provë.

Në këtë vendim, siç do të provohej, Luzim Basha me shpifjet e tij kishte dhënë kontributin e vet.

Por pas një procesi historik baza e partisë dhe drejtues të saj me procedura statutore, institucionale bënë drejtësinë në Partinë Demokratike. Në Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike, më 11 dhjetor 2021 Basha u shkarkua nga PD me 4446 vota kundër tij të delegatëve të Kuvendit. Ky vendim u ratifikua nga 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Në Kuvendin e 22 Marsit të vitit 2022 Partia Demokratike zgjodhi forumet e saj drejtuese dhe me referendumin e datës 22 maj unë u zgjodha me votën e 43 mijë anëtarëve të PD, kryetar i kësaj partie.

Të dashur miq, ne nderojmë sot 22 Marsin e vitit 1992 në një periudhë kur Partia Demokratike e rithemeluar më e fortë se kurrë është e angazhuar në një revolucion demokratik paqësor për përmbysjen e monizmit të dytë në Shqipëri.

22 Marsi është frymëzimi për demokratët të bashkohen për të përmbysur me votën e lirë në zgjedhjet vendore me 14 maj regjimin monist të Edi Ramës dhe për të vazhduar misionin tonë të përmbysje të plotë të këtij regjimi në Shqipëri.

Nderim për jetë të gjithë atyre që me 22 mars të vitit 1992 përmbysën me votën e tyre të lirë diktaturën më barbare që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre!

Rroftë Partia Demokratike!

Rroftë Shqipëria!