“Po lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, sepse ka një përmirësim të motit. Të gjithë e pamë që temperaturat ishin jo të zakonshme, ju jeni informuar që edhe Greqia i mbylli shkollat, edhe Turqia, që janë më të zhvilluara se ne”, tha Kushi

E pyetur përse kanë lënë kopshtet dhe cerdhet hapur, ministrja tha se janë në varësi të Bashkisë, jo të Ministrisë së Arsimit.

“Arsyeja nuk ka qenë vetëm problematika e ngrohjes në shkolla, ne kemi dhe rreziqet gjatë rrugës. Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkisë, prindërit nuk janë të detyruar që ti çojnë fëmijët në kopshte, ndërkohë që nxënësit kanë detyrim të shkojnë në shkolla.

Shpresojmë që të mos jemi të detyruar sërish që të mbyllim shkollat si pasojë e motit”, u përgjigj Kushi.