Partia Demokratike pritet të dorëzojë ditën e dielë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kërkesën për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, për 9 qarqe në vend.

Qarqet janë Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë Vlorë, Shkodër.

Sipas fakteve dhe provave që PD ka mbledhur nënvizohet se janë përdorur asetet shtetërore për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërkohë që LSI pas Gjirokastrës pritet që të çojë dhe 3 ankimime ne KAS në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu