Komisioni Europian pritet të nënshkruajë një kontratë me kompaninë Biontech për sigurimin e vaksinave.

Sipas gazetës BILD, marrëveshja do të nënshkruhet nesër. Burimet thonë se kontrata është gati dhe pret vetëm firmën.

Bëhet fjalë për 200 milionë vaksina, me një opsionë shtesë për 100 milionë të tjera.

Ndërkohë Daily Mail shkruan se shpërndarja e vaksinës do të nisë nga fillimi i dhjetorit. Ushtria është bërë gati për të asistuar në procesin e shpërndarjes.

Fillimisht do të vaksinohen grupet në nevojë, shtresat më vulnerabël dhe punonjësit e linjës së parë të rrezikut.

Një zyrtar i BE tha se pret që 150 milion europianë të vaksinohen brenda pranverës dhe verës që vjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu