Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës për të vendosur në fuqi masa të jera për të gjithë punonjësit e administratës, por edhe ata të qendrave tregtare dhe marketeve.

Siç edhe është paralajmëruar, duke nisur që nga data 4 janar, të gjithë punonjësit e shtetit do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit, në mënyrë që të hyjnë në institucionet përkatëse.

Megjithatë në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohet, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit, para ndërrimit të viteve, kryetarja Mira Rakacolli kujtoi edhe njëherë vendimin duke deklaruar se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin e-Albania, ku edhe hidhen të dhënat e të injektuarve me vaksinën e zgjedhur.

Ndërkohë që edhe masat e tjera vijojnë të jenë në fuqi. Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, ndërsa të gjithë ata që duan të hyjnë në vendin tonë, duhet të kenë ose pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi; ose të jenë testuar së fundmi. Në të kundërt, do të duhet të vetëizolohen për të paktën 10 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu