Nga Sonila Meço

Meqë diskutimi publik prodhon shënjestra të qarta: fajin e ka Basha dhe duhet të ikë, Rama është mjeshtër manipulimi, Meta u shfaq shumë nervoz dhe jo logjik, LSI bëri naze që refuzoi listat e përbashkëta.

Por edhe parregullsi pati, po shkelën ligjin duke ndarë para buxheti në fushatë, përdorën të dhënat personale për markim votuesish, punësuan me mijëra në administratë, ndryshuan Kod e Kushtetutë në mënyrë të njëanshme, shkelën marrëveshjen e 5 qershorit, s’lanë emigrantët e Greqisë të votojnë, nuk u mundësuan emigrantëve votë, ndryshuan fletën e votimit dy javë para zgjedhjeve duke shpallur të pavlefshme 83.000 vota, “vodhën” 11 mandate vetëm me formula sistemi… ka edhe një konstante që bën sehir në këtë histori.

Kjo pyetje vlen për secilin: vota, po pra po vota a qe e lirë?

Se nëse nuk ka qenë, është privuar rëndë, besoj e kuptoni që nuk ka humbur Bashë e as ka fituar Ramë, por nuk do ish fitore as për Bashë e as humbje për Ramë nëse p.sh. mandatet e diferencës nuk do t’i kapitalizonte fituesi nga dhjetëra parti të vogla çelur fushate.

Liria e votës është një e drejtë dhe kusht i patjetërsueshëm për të cilën çdo individ, shoqëria civile, elita intelektuale e vendit do duhej të vlonte sot.

Për të ftohur vlimin e shoqërisë (gjykojeni vetë kujt i intereson), ka vetëm një mënyrë: zhbëje si entitet të aftë të reagojë.

Mezi pres alarmin për lirinë e votës prej organizmave përmidis publikut e politikës të shkundë me decibelë veshët sa ai për nevojën e ikjes së Bashës nga kreu i PD-së, apo ai për dorëzimin ndaj çapajevllëkut të Ramës, apo ai për shqetësimin e daljes nga kufijtë logjikë e nervorë të Presidentit, apo akoma sa ideja e bashkëqeverisjes në shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu