Nga Kreshnik Collaku

Nen nje plagjiature bajate me ato te sulmeve te kundershtareve politike te presidentit Trump, teveqelet e Tiranes me kete dalldine idiote qe i ka kapur se jane aktore globalë te ceshtjeve globale..nxituan te ngjisnin nje akuze sa banale aq dhe te rende ndaj PD dhe kreut te saj Basha.
Gebels shefi propagandes se Hitlerit mesonte dekada me pare qe nese doni qe nje shpifje te kete efekt genjeshtra duhet te jete sa me e madhe.
Teveqelet e Tiranes kete rradhe nuk u sollen si teveqele por si nxenes te mire te Gebelsit…genjeshtra ishte e madhe dhe e rende sado absurde.
Gjithe eskorta e propogandes se qeverise ne Tirane, analiste nga ata jo teveqele por qe buken e shpenzimet e jetes pushimeve makinave lluksin e apartamenteve e mbulojne me mijera euro te pista te pushtetit, u vune ne radhe per t’a mbllacitur kete shpifje te orkestruar madhe edhe te shkruar nga kompjuterat e selise se zyres se propagandes se Kryeministrise. Bluaj e bluaj genjeshtres i erdhi dita te dilte. Sot edhe Prokuroria totalisht me kontroll te kryeministrit nuk mundi t’a amballazhoje (ata e dine se nje dite do te kete drejtesi edhe per drejtesine) genjeshtren bajate.
Nuk ka mbeshtetje apo financim rus per PD..,ky ishte rezultati i hetimit. Sot Taulanti, Fredi Elisa etj mund te marrin e te fshijne hundet me artikujt e Mother Jones te shkruara gjysma ne Tirane e gjysma ne New York.

Teveqelet e Tiranes ngaqe kane filluar besojne vertete shaka e Vucic se jane lidera globale, nen modelin e fushates anti Trump ne SHBA, kane iniciar nje rezolute per rrezikun rus ne Shqiperi. Sipas rregullut klasik, te mencurit jane turrur te nxjerrin nga lumi gurin qe budallenjte kane hedhur.

Nese ka nje rajon e nje popull ne bote qe ka nje imunitet natyror nga cdo ndikim rus, ata jane shqiptaret. Ky imunitet vjen thelle nga historia, ky imunitet vjen nga vete sjellja ruse historikisht ne Ballkan. Ka qene Rusia cariste ose sovjetike qe perhere ka zgjedhur te mbeshtese “hasmet” shekullore te shqiptareve, serbet. Shqiptaret te ditur apo jo, kane plazmuar thelle ne ADN kete refleks “miku i armikut tim nuk mund te jete kurre miku im”.
Ndaj nga shume influenca mund te rrezikohen shqiptaret..,por kurre nga ajo e miqve te armiqve shekullore. Por a ka nje rrezik te ndikimit rus ne Shqiperi ? Une mendoj ka nje model qe ne gjithe Boten njihet me ate qe quhet “Mafia Ruse”.

Ekspertet nderkombetare te krimit organizuar dhe mafies vleresojne se sot mafia me e rrezikshme ne bote eshte Mafia Ruse. Eshte tipike e mafies ruse qe pas renies se Bashkimit Sovjetik dhe strukturave sovjetike te sigurise, pjesen me te madhe te eksperteve te KGB, ne vrasje, sabotazh, diversion agresivitet etj elemente te njohur apo panjohur u rektutuan nga organizatat kriminale dhe prej ketej u prodhua nje aliazh i rrezikshem Mafia Ruse.

Sot Mafia Ruse eshte nje produkt i ri midis ish eksperteve te KGB, pushtetit politik, oligarkise ekonomike per te mbyllur ciklin pushtet-krim-para. Ky model eshte nje rrezik global. Por me thoni jese ky model eshte apo jo i pranishem ne Shqiperi.
A ka nje angazhim te ish strukturave te sigurimit te shtetit, apo ish funksionareve te larte te rregjimit komunist (apo pinjolleve te tyre) prane organizatave kriminale ? Cilet qene aktoret e ngjarjes se Xibrakes, fabrika e kokaines?
A ka nje nderlidhje te pushtetit politik me keto organizata kriminale ? Interesohuni per prejardhjen e familjeve te shume individeve te perfshire ne keto organizata kriminale ne Shqiperi shume prej tyre do t’u dalin te lidhur me struktura te Sigurimit apo pushteti PPSH.
Ndiqni dhe vleresoni kete nderlidhje mes krimit, pushtetit politik dhe ekonomise ne Shqiperi dhe do te kuptoni se ka nje rrezik rus ne Shqiperi, si model dhe eshte ai i Mafies Ruse pershtatur aq mjeshterisht ne Mafien Shqiptare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu