Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë Nebil Cika, u ka bere thirrje te gjithe bashkatdhetareve tane ne Amerike, qe te votojne ne zgjedhjet presidenciale te nentorit Presidentin Donald Trup.

Nder te tjera Cika u kujton bashkatdhetareve qe jetojne ne token e premtuar, te gjitha vuajtjet qe shtresa e te pernndjekurve kane vuajtur ne diktaturen komuniste.

Ja thirrja e Nebil Cikes:

Thirrje !

Te nderuar bashkatdhetarë qe keni te drejtën e votës në SHBA !

Edhe pak jave na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale ne Amerikë te cilat kane një rëndësi globale dhe veçanërisht për Shqipërinë . Qartësisht përballja politike ne SHBA është shndërruar ne një betejë midis patriotëve dhe antikomunistëve ne një ane dhe komunisteve e internacionalistëve ne anën tjetër.

Ndoshta për shume qytetare amerikane kjo ndarje ideologjike nuk është shumë e qarte por për ata qe kane jetuar ne vendet komuniste sidomos ne Shqipëri dallimi është shume i lehte . Ne e dimë shume mire se çfarë është komunizmi e socializmi dhe çfarë krimesh dhe padrejtësish janë te afte te bëjnë kjo ideologji dhe njerezit qe e mbartin atë.

Te dashur te përndjekur politikë antikomuniste qytetare te SHBA ! Ju qe keni pësuar drejtpërdrejte krimet e komunizmit tregojuni për to fëmijëve, nipave e mbesave qe ka ikur te vegjël nga Shqipëria ose kane lindur jashtë saje por edhe qytetareve te tjerë amerikane qe nuk kane pasur fatin e keq te jetojnë ne komunizëm se çfarë gjëme e mallkimi është komunizmi e socializmi . Tregoni për vrasjet , burgimet , internimet , grabitjen e pronave dhe pasurive , izolimin me tela me gjemba ! Tregoni për ndalimin e besimit ne Zot . prishjen e kisha e xhamive . persekutimin e klerikëve e besimtarëve.

Mos harroni tu tregoni për foshnjat e fëmijët qe u lanë te vdisnin nga uria sëmundjet e torturat ne kampet e përqendrimit te shfarosjes ne mase , luftën e klasave , urine e varfërinë ekstreme etje . Por mbi te gjitha mos i harroni vete ato qe hoqët e pate ne Shqipërinë komuniste. Vota dhe mbështetja juaj për Donald Trup është me rendësi te veçante edhe për ne patriotet e antikomunistet ne Shqipëri , prandaj vota juaj merr rendis te jashtëzakonshme pasi ne një fare mënyre ju votoni edhe për ne.

Te dashur miq !

Amerika prej shume shumë kohësh ka qenë e është shpresa e madhe e jona pasi mëshiron simbolin e lirisë demokracisë dhe anti-komunizmit.

Janë me mijëra njerëzit tanë që u sakrifikuan për besimin e tyre tek Amerika antikomuniste dhe mijëra te tjerë ,ata qe munden te arratiseshin nga ferri komunist strehe ne ketë vend të bekuar pikërisht se ishte antikomunist . Por SHBA edhe sot presa për mijëra te tjerë nga ne jetojmë ne atdhe gji qe e bën pjesëmarrjen ne zgjedhe dhe votën tuja për antikomunistin Donald Trump tejet te rëndësishme.

Në emër sakrificave te të përndjekurve politike antikomunistë dhe sakrificës se te pareve tanë ju bej thirrje te angazhoheni seriozisht ne zgjedhje ne mjet me çdo mjet e mënyre te mundshme te Presidentit Trupm . Mendojeni mire ! Në se komunistet do të marrin edhe Amerikën, të gjithë nuk do kemi vend ku të futim kokën !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu