Nënshkruhet marrëveshja historike Kosovë-Serbi.  Marrëveshja u nënshkrua në Zyrën Ovale në praninë e presidentit Donald Trump.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më të zhvilluar”, ka shkruar ai në Twitter.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar takime që prej 3 shtatorit me ndërmjetësimin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu