Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve të para, policia thotë se nëna dhe dy vajzat e saj janë vetëflijuar.

Policia thotë se ngjarja është raportuar në polici nga djali i familjes, pasi motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte as derën.

Mësohet se kanë humbur jetën Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 34 vjeçe, ndërsa në gjendje të rëndë është  Blerta Josifi 34 vjeçe.

Familja ne fjale kishte disa kohe qe ishte shperngulur nga Përmeti ne Tiranë.

Njoftimi i policisë
Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu