Eir Plasari, vajza e poetes Mimoza Ahmeti komentoi në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania dënimin e nënës së saj për ndërtim pa leje.

Teksa theksoi se gjithçka ndodhi për çështje burokratike, ajo falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen, duke e quajtur një gentleman.

“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.

Poetja Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje nga gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në Petrelë.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe kryeministri Edi Rama duke kritikuar ashpër Prokurorinë.