Nga Ylli Dylgjeri

Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmurë në shtrat nga skleroza. Ka punuar 40 vite në sistemin e kaluar dhe sot ka mbi 30 vite në pension. Trashëgon familjen, 2 vajza e 1 djalë e plot nipër e mbesa.. Bashkë me familjen trashëgon nga sistemi edhe 2 dhoma e 1 guzhinë. Plot 56 metra katror…
Ne Vitet 90, kur të birin e zgjuan një natë në
të gdhirë, Ajo u tremb nga zhurmat që vinin nga qyteti Studenti. Më kërkuan në alarm, të shkoja edhe unë aty. Ishin ngritur studentët në revoltë! Kërkonin liri, bararazi, demokraci. Studentët i printe një djalë Tropoje. Azem Hajdari i thërrisni shokët. Çishte ky?I panjohur! Më vonë mësova nga një katalog të dhënash që nxirrte Kuvendi i Shqipërisë se Azem Hajdari ishte me profesion stilist lekurësh. Po ashtu edhe e shoqja. Qepnin këpucë, rripa, këllef revolesh etj…
Isha mes turmës. Me thirrjet e Azemit në gojë: Ta bëjme shqipërinë si gjithë europa u gdhiva aty atë natë dhjetori…U gdhiva më vonë edhe netë e ditë të tjera. Punoja në gazetë. Unë me laps në dorë e ajo më pas me çekiçin e drejtësisë në dorë.
Isha dakort me to. Po, po, kolegët janë gjallë dhe më kane vërejtur në qëndrimet. Nuk kanë konstatuar asnjë hezitim timin për të mbështetur këtë thirrje që dilte nga goja e rinisë dhe e Azem Hajdarit. Më tej, mu desh të kontribuoja në vitet që do vinin për të realizuar thirrjen. Por ishte e kote…Familja Hajdari vrapoi, manovroi, heroizoi…I ra me fort çekiçit! Kaluan 30 vite dhe nëna Hajdari tashmë zotron një pasuri marramëndse:
12 apartamente, truall, e njësi shërbimi…etj. Kështu doli nga Komisioni i verifikimit të pasurisë.
Si ka mundësi? Nga Qyteti Studenti u nisëm:
një Fatmirë e një fatkeq!
I menduar kthehem në shtëpi të shoh sërisht nënën time që e kam lënë në gjumë nga ilaçet e sëmundjes.
Në derë shoh nje copë letër me një numër telelefoni me shënimin e Postierit.
I bie numrit. Postieri më thotë: Pensioni i plakës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu