Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për AFP-në për çështjen e negociatave se Shqipëria nuk do të qajë pas derës së Europës, që kjo fundit të hapet. “Shqipëria nuk do të  qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë,  që ajo të hapet. Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit”,u shpreh ai, teksa theksoi se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet.

Sa i përket stragjisë së re të BE-së për integrimin, kryeministri Rama nuk u shfaq optimist.

Nuk pres asgjë. Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen. Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Europa po vuan, nuk funksionon ashtu siç duhet, është e qartë. Shqipëria bëri më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave. Por vendi do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e veta shtëpiake (sepse) ne nuk po i bëjmë ato për ta, ne po i bëjmë vetë”,  është shprehur Rama.

Në këtë intervistë kryeministri Edi Rama foli edhe për  konferencën e donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel.

Ne e vlerësojmë shumë vullnetin për të organizuar këtë konferencë dhe shpresojmë që ajo të jetë e suksesshme” tha Rama.  Pasi u ngacmua nga gazetari  me pyetjen nëse një thirrje zgjimi për Shqipërinë në përgjithësi, ai tha:  “Kjo është një mundësi e madhe për vendin që të demonstrojë se po i bën gjërat ndryshe. Por për të thënë që shqiptarët do të bëhen suedezë, nuk mendoj se do të ndodhë. 

Pritet që më 17 shkurt në Bruksel të zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për mbledhjen e fondeve. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

Burimi: France 24

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu