Zbulohen rastet e para me Flurona në Shqipëri.

Sipas Artan Simakut, epidemiolog në ISHP, deri më tani janë 15 raste me Flurona, mes tyre edhe një fëmijë.

Të prekurit njëkohësisht me grip dhe Covid janë zbuluar në mes të Janarit dhe fillim Shkurti.

“Edhe në Shqipëri janë evidentuar disa raste me Flurona, me bashkë-infeksion të Covid dhe grip, por fatmirësisht këto raste janë aktualisht të përmirësuar  kanë dalë nga spitali. Nuk kanë patur probleme shtesë, për shkak të infektimit edhe nga gripi, pasi kanë qenë të infektuar me variantin Omicron që siç dihet klinika e këtij varianti është klinikë më e lehtë krahasuar me variantin Delta. Rastet me Flurona janë evidentuar në mes të muajit Janar dhe në fillim të muajit Shkurt.- ështe shprehur mjeku.