Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu ka denoncuar skandalin qe po ndodh ne QSUT. Ne nje shkrim ne fb, Shehu ve ne dukje shkaterrimin e sallave kirurgjikale duke demtuar ne kete menyre sherbimin ndaj te semureve.

Per me shume ndiqni te plote postimin e tij:

Me 2012 filloi aty punen Urgjenca Polivalente me dy salla operacioni, dhoma “te kuqe”, shtreter, pritje, etj, nje arritje qe ne nje unitet me sherbimet si laboratori, imazheria, reanimacioni etj kerkoi nje investim 15 M E, por qe:
1-Me tej u “hodh ne ere” koncepti i asaj Urgjence Unike Polivalente duke e ndare ne Medikale e Kirurgjikale e vendosjen e “zinxhireve dyerve a asansoreve”, me pasoje demtimin e sherbimit ndaj te semurit, rritjen e koston, veshtiresuar punen.
2-Neser Rilindja ka vendosur te beje nje hap tjeter shkaterrues, mbylljen e dy sallave te saj kirurgjikale e kalimin e rasteve ne bllokun me 7 salla, ku pervec te tjerave nuk eshte planifikuar salle septike, sepse te tilla jane ato qe duan t’i mbyllin.
3-Hapi trete asgjesues do te jete shperberja e Urgjences duke kaluar pjese te saj ne godinen e Semundjeve te Brendeshme ne ndertim, me aresyen se ajo qenka “me afer rruges”, sikur eksistuesja te jete ”mbrapa Malit te Dajtit”, kur keshtu po e largojne nga duhet te jete me afer.
Keto arsyetime absurde jo vetem po ”djegin” nje investim te madh, por dhe shperbejne ansamblin mbi te cilen eshte ndertuar ajo Urgjence, unitetin e saj, e largojne nga imazheria, laboratori, blloku kirurgjikal (dhe ky ne shkaterrim), reanimacioni etj, duke cbere edhe strategjine e zhvillimit te QSUT.
Meqe ketu nuk kemi te bejme me nje “jorgan” dhe as me “fillimin e botes” sic mendojne rilindasit, dikush duhet te pergjigjet per cfare po ndodh aty me parate publike e cilesine e sherbimit.

Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu