Paratë e bashkive të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit po shpenzohen për dekore e zbukurime të qyteteve, dhe jo për ti ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar.

Është ky reagimi i fortë që vjen nga eksperti gjerman i politikës së rajonit Martin Henze, i cili përmes rrjeteve sociale shprehet se europianët po i ndihmojnë shqiptarët në katastrofën e tërmetit, me shumë para’, ndërsa partia narko-qeverisëse “Rama” po mendon për zbukurimin e qytetit.

“Ne evropianët po i ndihmojmë kombit shqiptar në katastrofën e tërmetit, me shumë para. Ne po organizojmë një konferencë donatorësh, partia narko-qeverisëse “Rama” po mendon për zbukurimin e qytetit, duke ua dhënë shtetin fëmijëve, shtëpia e të cilëve është e prishur, e pabesueshme. Rama & co të turpërohet”, shprehet i irrituar eksperti gjerman, Martin Henze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu