Lionel Messi është njeriu që shkruajti historinë me Argjentinën, duke fituar kështu Botërorin e Katarit pas shumë vitësh mungesë. Në Argjentionë po mendojnë të bëjnë diçka për të, ide e cila duket se ka marrë një farë miratimi.

Banka Qendrore e këtij vendi thuhet se po konsideron të vendosë fytyrën e Lios në kartmonedhës 1000 pesos.

Sipas gazetës El Financiero, zyrtarët në organin qeverisës financiar të vendit të Amerikës së Jugut po shikojnë opsione për të shënuar triumfin historik të vendit të tyre në Kupën e Botës. Gjithsesi, për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e hamendësimeve.