Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një mjedis me konsum të dobët dhe konkurrencë të ashpër nga zinxhirët e organizuar të tregtimit që sa vijnë e po shtohen.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në total, pa përfshirë bujqësinë, numri i subjekteve në vend ishte 116.6 mijë në vitin 2019. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4 mijë biznese, me një rënie prej 2.5%.

Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se kjo rënie ka ardhur tërësisht nga falimentimi i subjekteve të vogla më 1-4 punonjës.

Gjithsej në fund të 2019-s, në vend kishte 99 mijë biznese me 1-4 punonjës, duke përbërë 85% të totalit të ndërmarrjeve jo bujqësore në vend. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4,300 biznese të vogla, me një tkurrje prej 4.1% me bazë vjetore.

Rënia më e lartë e numrit të bizneseve është konstatuar në sektorin e tregtisë dhe atë të akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Ky është viti i tretë radhazi që numri i ndërmarrjeve të vogla vjen në rënie.

Në të kundërt, në 2019-n është konstatuar një rritje e lehtë e ndërmarrjeve të mesme, me mbi 10 të punësuar  dhe atyre mbi 10 të punësuar (rreth 300 më shumë).

Pjesa më e madhe e bizneseve të vogla janë të vetëpunësuara. Banka Botërore  në raportin e fundit për Shqipërinë se vendi është veçanërisht i rrezikuar nga kriza e Covid-19 për shkak të nivelit të lartë të vetëpunësimit, me rreth 33% të totalit.

Banka tha se pas krizës, rrezikonte që deri në 48% e popullsisë të zhytej në varfëri, nga rreth 40% që është sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu