Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka ndryshuar sërish.  Nga një vëzhgim në pikat e karburantit vërehet se nafta sot shitet me 231 lekë për litër. Benzina shitet me 212 lekë/ litër ndërsa gazi shitet me 115 lekë/litri.

Kjo ulje e çmimit të karburantit vjen pas rënies edhe në bursën ndërkombëtare, pasi këtë të premte 1 fuçi naftë luhatet në vlerën 102-103 dollarë. Ndërkohë pak ditë më parë çmimi për fuçi arriti deri në 120 dollarë, në datat 24 dhe 25 mars.