Ka qene nje vendim i vonuar ne kohe i ndermarre nga kryebashkiaku Golemi ndaj drejtorit te Kultures dhe Trashegimise Kudret Alikaj. Golemi duhet ta kishte shkarkuar qe ne shtator te vitit te kaluar, kur Kudret enveristi shfaqi krenari frontale ndaj diktatorit komunist teksa debatonte me nje te moshuar i cili mbante fort portretin e Enver Hoxhes.

Por mesa duket kryetari i Bashkise se Gjirokastres, e ka ruajtur kete surprize per t’a finalizuar pas shume muajve. Ndoshta kjo dhe si pasoje e rezultateve te dobeta ne sektorin e kultures dhe krijimtarise ne Bashkine e Gjirokastres i cili deri me sot drejtohej nga shoku Kudret.

Ne fakt pagen ne Bashkine e Gjirokastres vazhdojne ta marrin dhjetera persona mes te cileve figurojne edhe ish instruktore partie qe te vetmin formim kane diplomen e Institutit Marksist-Leninist “Vladimir Ilic Lenin” ose sic quhej rendom shkolla e Partise, apo dhe regjizore te deshtuar qe nuk kane ngjitur ne asnje profesion per te mos folur per kaldaistë qe zoti Golemi i ka trasheguar nga Zamira Rami qe po bejne punen e kameraxhiut. Per kete soj Jugulajm.net ka rezervuar surpriza te cilat do t’i shfaqi ne momentin e duhur.

Mjaft te tille ka te cileve nuk i’u pershtatet profili por qe kane ardhur aty jo per merite, por si shperblim ndaj prirjeve te tyre zgjebarake dhe mungeses se karakterit duke luajtur me 100 porta sic thuhet rendomte.

Shkarkimi i Kudret Alikaj, eshte shoqeruar me zevendesimin e tij nga Bledar Kaci nje artist virtuoz ne sektorin e artit figurativ i cili patjeter qe do te sjelle nje fryme te re drejtuese dhe nje menaxhim perfekt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu