Nga Agron Gjekmarkaj

Nga Kongresi i Partive popullore në Zagreb tek ai i CDU të Anxhela Merkel në Gjermani në vetem tre ditë vihet re një ndryshim i madh mbi simpatitë politike në Shqiperi!! Kthesë të fortë kanë marrë ato! Deklarata e PPE për Shqiperinë dhe krizen e saj për herë të parë shfaq një ndryshim kursi themelor ndaj opozites shqiptare!

Në krye të heres duhet pohuar se ajo nuk mund të miratohej pa mbeshtetjen e zonjes së hekurt Merkel! Deklarata është qendrim i fortë politik! Ajo njeh dhe merr parasysh duke shprehur shqetësim për krizen shqiptare që Kryeministri nuk do ta zgjidhe!

E duhet ta zgjidhe pra duke u dorëzuar para realitetit! Ky qendrim çertifikoi perpjekjet e gjata të opozites për ta deklamuar para europianëve kapjen e shtetit nga pushteti! Opozita u mor seriozisht më në fund! Kjo do të thotë që propaganda e qeverisë, deklaratat e Elises dhe Ulsiut nuk e kanë emocionuar Merkelin, Wanderpulin etj! Europa njëzëri pranoi që Shqiperia është në krizë të rëndë politike! Ajo pa me sytë tanë duke unifikuar këndvështrimin, rraskapitjen dhe degjenerimin e sistemit dhe institucioneve shqiptare! Pikat e platformes se PPE shkojnë në një linjë me kushtet e Bundestagut gjerman! Por lajm kryesor është një tjeter!

Lideri i opozites Lulzim Basha ndahet veçmas në pershendetjen e Mekalister, politikan i larte i CDU dhe njekoheshem Merkel duartroket nxehtesisht pos të takuarit që i bëri bashkë me Ursulen e BE! Nuk ishte mesuar Basha me te tille begenisje! Do jetë berlykur gezimi! Me të drejte! Në politike asgje nuk ndodh rastesisht!

Nuk është ashtu kot që Merkel ja ka hequr veshtrimin Edi Rames pas lojerave me Vuçiçin për kufijtë e Kosoves, për Tahirin dhe kanabizinin e vendit, për vjedhjen e votave ku vjedhesit nuk ndeshkohen, për manipulimin e Reformes në Drejtësi, për votimet moniste të 30 qershorit dhe percepitimin e krizes!! Artisti që vizaton flutura dhe gënjeshtra, që vesh atlete e tregon qyfyre në Berlin nuk huton askënd! Një bezdi ndaj tij vihet re! Gjermanet me gjasë e kanë kuptuar që Rama nuk është viktimë e opozites po opozita viktima e tij!

Merkel duket se shikimin e embel po ja taks Lulzim Bashes!

Për të ndryshuar perceptimin në Shqiperi keqyrja e Merkel është si ai i Zeusit po meqënëse Zeusi është Zot antik e pak i harruar i duhet edhe një ndihme tjeter per te bërë mrekullinë! Kjo ndihmë është ndryshimi i PD, ekipi i ri që duhet të ngjallë se vdekurish besimin e vrarë vit pas viti nga politika globale e qesharake e vatanit tonë!

Një gjë duket nga larg, për gjermanet, Edi Rama është e shkuara!

A do jetë Basha për ta, e ardhmja varet prej ketij të fundit, nderkohe le t’i gezohet veshtrimit dhe të perpiqet që të mos dalë prej rrezes së tij! Se kur kthehen ne Tirane politikanet shqiptar i kap dalldia dhe Europa u duket e vogel! Uroj që Basha t’i shpetojë kësaj magjepsjeje banale që nxisin batakçinjet e atdheut per servilizem e interesa banale!

Nuk i duhet euforia, por thelbi dhe qasja e europiane për të bërë ndryshimin! Rama u soll per 7 vjet si oriental e otoman me Europen! A mundet Basha te sillet si europian? Gjermanet kete i kerkojnë ndaj po i japin nje mundësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu