Gazetarja Klodiana Lala po punon për të zbardhur emrin e ministrit që është përmendur në dëshminë e të penduarit të organizatës mafioze itatiane, ‘Ndrangheta’.

Në një postim në fb, Lala shkruan se kjo dëshmi nuk mund të lihet me kaq, por se duhet zbuluar emri i Ministrit të Brendshëm, që sipas të penduarit Antonio Guastalegname, ka favorizuar trafikantët e drogës.

Për këtë çështje, Lala thotë se është në kontakt me gazetarë italianë.

I penduari i organizates mafioze italiane flet per nje minister te Brendshem ose Drejtesie qe favorizonte trafikantet e droges. Jam duke komunikuar me kolege italiane per te mesuar emrin e ministrit…sigurisht duke me siguruar dosjen. Kjo ngjarje sduhet te kaloje lehte!”- shkruan Lala.