Një i ri është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, pas një ndjekje të gjatë nga Korça në Elbasan.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Menjëherë në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.
Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.
Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,.
Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.
Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas.
Drejtuesi i mjetit shtetasi A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëjtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh.
Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.