”Po lexoj komente nga me te ndryshmet per vendimet e Konferences se djeshme, dikush flet me eufori, dikush tjeter kerkon ta minimizoje bazuar te fakti se reth 70% e saj jane kredi.” Ky eshte fillimi i shkrimit te ish deputetit demokrat Tritan Shehu, te postuar ne rrjetin social te fb-se. Shehu thekson se “Cdo gje fillon nga ne, fillon ketu, edhe zhvillimi, prosperiteti, edhe Rruga jone e Integrimit Europian, mos te kemi iluzione, as eufori apo pesimizem per kete.”

Ja postimi i plote i Shehut:

Po lexoj komente nga me te ndryshmet per vendimet e Konferences se djeshme, dikush flet me eufori, dikush tjeter kerkon ta minimizoje bazuar te fakti se reth 70% e saj jane kredi.
Nuk mendoj se eshte as njera as tjetra, se pari te gjithe donatoret duhen falenderuar thellesisht per donacionet, por edhe per kredite, qe megjithese do paguhen, jane me terma te favoreshme.

Ne fakt impenjimi i te gjithe atyre dje nuk eshte vetem nje akt shume pozitiv, por dhe nje mesazh per mire perdorimin jo vetem te atyre vlerave, te cilat pa dyshim do te kontrollohen edhe nga vete donatoret, por dhe te shpenzimeve te buxhetit tone, per mire funksionim e institucioneve tona.
Nuk mund te jetosh e zhvillohesh me ndihma, kur keq perdoron vlerat duke filluar nga “parate e tua”, kur cbehen institucionet e vendit.

Ne fund te fundit eshte ekonomija jone, mire perdorimi i te ardhurave te saj, qe jo vetem do te paguajne kredite e marra, por dhe jane garancia kryesore e zhvillimit te vendit, pavaresisht nga ndihma e partnereve apo e institucioneve nderkombetare.
Nqs ne psh do te vazhdojme me PPP-te tashme te keq njohura jo vetem ne shendetesi, me shperdorime vlerash nepermjet projekteve propagandistike e abuzive te buxhetit tone etj, pa dyshim perfitimi nga gadishmeria nderkombetare per te na ndihmuar do te jete minimale.
Cdo gje fillon nga ne, fillon ketu, edhe zhvillimi, prosperiteti, edhe Rruga jone e Integrimit Europian, mos te kemi iluzione, as eufori apo pesimizem per kete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu