Kirurgu i njohur gjirokastrit, Roland Karralli, ka ndërruar jetë.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Karralli ka punuar për një kohë të gjatë në spitalin e Gjirokastrës si mjek kirurg dhe drejtues i këtij institucioni për një kohë.

Në vitet 2015-2019, Roland Karalli ka qenë gjithashtu edhe drejtues i Këshillit Bashkiak, Gjirokastër si përfaqësues i Partisë Socialiste.