Moikom Zeqo, një prej figurave më të rëndësishme të kulturës në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Ai ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 dhe origjina e tij eshte nga Libohova. Ai përfundoi studimet në degën e Gjuhë-Leterisisë në Tiranë dhe fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën “Drita”.

Më 31 janar-10 maj 1991, Zeqo u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe drejtoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Më 1991 dhe 1992 ai ishte kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.

Moikom Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar për periudhën 1997-2005 dhe mban Urdhrin e Lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht.

Është autor i tre ekspozitave vetjake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu