Naftëtarët e Ballshit prej 18 ditësh vijojnë grevën e tyre të urisë. Burime për Jugulajm.net bëjnë me dije se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e tyre.
Mjekja Sidorela Asllanaj, është shprehur se agjentet ku po zhvillohet greva janë të papërshtatshme ndaj është e rëndësishme që ato të tërhiqen nga ky vendim.
“Naftëtarët duhet të largohen nga greva gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë”, është shprehur mjekja.
Ndërkohë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të grevistëve pranë ambienteve ndodhet në dispozicion një ambulancë.