Çmimi i naftës në vend ka kapur një tjetër çmim rekord të vendosur nga Bordi i Transparencës, teksa për qeverinë kjo situatë ndryshe nga çmimet e çdo vendi tjetër të Ballkanit apo Europës i atribuohet luftës.

Sipas Edi Ramës arsyeja që çmimi i naftës ka shkuar 258L/Litri është se jemi në luftë. ‘Në kushtet që jemi’, ka deklaruar ai, ‘askush nuk mund të pretendojë që të vijojë jetën si ka qenë më parë’.

Ai u shpreh ndër të tjera se arsyeja pse Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon, është për shkak të numrit të madh të taksave dhe tarifave që vilen nga karburantet.

Rama tha se në fokusin e qeverisë janë ata që shkojnë në punë me autobusë dhe jo me fuoristrada dhe vetura.