Sapo ka reaguar OSSH Rajoni Gjirokaster per situaten energjetike ne rajon, ku si pasoje e kohes se keqe te mbremjes se djeshme, disa zona te banuara jane ne mungese disaoreshe te energjise elektrike.

Ja reagimi i OSSH Rajoni Gjirokaster:

OSSH Rajoni Gjirokaster është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe në terren grupet e punës janë duke punuar për eliminimin e defekteve të shfaqura gjatë natës prej motit të keq, me rreshje të dendura, stuhi dhe shkarkesa atmosferike.

Nga dispeceria e rajonit raportohet se fiderat me probleme jane ne zonen e Memaliaj, Gjirokaster ne fshatin e Ksamilit dhe ne Bunec. Defektet janë kryesisht të llojit: Këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, etj.

Duhet thënë se, vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet ne zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre per shkak të terrenit.

Të gjithë fiderat 20/10/6 kV që furnizojne me energji elektrike hidrovoret dhe institucionet e rëndësisë së veçantë jane në punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu