Gjatë ditës së sotme alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar reshje të pakta dëbore në ekstremin Verior.

Orët vijuese sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.