Vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga territori shqiptar duke sjellë rritje graduale të temperaturave të ajrit.

Po ashtu vendi ynë vijojnë të jetë me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe duke bërë që të kemi kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme në territor do të bëhen përgjatë pjesës së dytë të ditës, ku në zonat veriore do të sjellin reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu