Këtë të mërkurë do të vazhdojë i nxehti me origjinë afrikane.

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë mesditës, si dhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në lartësi.

Ndërkohë që era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë me tendencë forcimi, deri mesatare përgjatë bregdetit pasdite e në mbrëmje.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

në zonat malore 18°C deri në 36°C,

në zonat e ulëta 21°C deri në 40°C,

në zonat bregdetare 24°C deri në 38°C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu