Gjatë ditës së sotme vendi ynë parashikohet të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës.

Herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Po ashtu dhe në zonat juglindore do të ketë momente me pika shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.