Ditën e sotme pjesa më e madhe e vendit do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat jugore dhe zona të izoluara në qendër të territorit. Gjatë natës i gjithë vendi dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.