Deri në orët e pasdites do të jemi në mbizotërimin vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore.

Në orët në vijim parashikohet përmirësim i lehtë dhe gradula i kushteve të motit në territorin shqiptar.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë max mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.