Orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit lindor.

Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore.

Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndiomore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2
ballë.