Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash.

Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.