Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në ultësirën perëndimore ndërsa moti i ftohtë dhe me ngrica mbetet prezent në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Orët vijuese, sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore.

Gjate natës vranësirat e dendura dhe reshjet përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.