Gjatë paradites së sotme vendi ynë pritet të jetë në dominimin e e kthjellimeve, ndërsa herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave më të dukshme në zonat malore.

Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të theksohen, ndërsa në zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të mund të gjenerojnë rreshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.