Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës do të mbeten prezente në territorin Shqiptar duke bërë që të vijojnë temperaturat ekstremisht të larta në ultësirën perëndimore dhe në Verilindje të vendit.

Ndërsa më i freskët moti do të jetë në qarku e Korçës. Kushtet e motit do të jenë në dominimin e kthjellimeve gjatë paradites, por pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.