Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta, ku vlerat më të larta do të regjistrohen në qarkun e Shkodrës dhe Beratit.

Dita e sotme do të dominohet nga një mot me kthjellime në të gjithë vendin, përjashtuar kalime vranësirash të lehta në zonat malore kryesisht gjatë orëve të pasdites. Mbrëmja dhe nata vijojnë të jenë të kthjellëta dhe të nxehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.