Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë një mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Në orët e pasdites parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 2 ballë.