Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta gjatë ditës së sotme, por me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura paraqiten zonat malore verilindore dhe juglindore.

Orët e pasdites dhe në vijim, sjellin grumbullim të vranësirave në juglindje të territorit, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Sipas MetetoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë