Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë nates.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 13°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët