Gjatë ditës së sotme, vendi ynë mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të ditës por parashikohet që gjatë orëve të pasdites të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme në zonat malore verilindore – juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.