Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat malore veri – verilindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2  ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu