Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat do të jenë të pranishme dhe herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Më të fokusuara do të jenë në veri – veriperëndim ku priten edhe stuhi të forta ere. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim graduale të kushteve atmosferike duke sjellë ndërpreje të reshjeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.