Moti në vendin tonë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin.

Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta. Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin mbi 80 % do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Sipas MeteoAlb, kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.