Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë një mot me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rebeshe ne pjesën e parë të ditës.

Parashikohet që në orët e vona të natës të përmirësohen dukshëm kushtet e motit në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.