Dita e sotme do të ketë një mot me vranësira dhe shira të dobët prezente në pjesën më të madhe të vendin, ku më të dukshme shirat paraqiten ne zonat veriore dhe pjesërish në qendër.

Në zona të thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Pas mesditës dhe në vijim pritet përmiresim i dukshëm i kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë